Atletico lëkundet për Oblak

0
Gjigandi

Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në botë dhe ky është një fakt i pamohueshëm.

“Gardiani i portës” së Atletico Madridit mund të largohet në merkaton e verës drejt kampionatit anglez, pasi ka interes për të.

Chelsea dhe Manchester United kanë patur probleme me portën e tyre dhe kërkojnë me ngulm që të “blindohen” me sllovenin për sezonin e ri. Londinezët nuk duan Kepan si titullar, pasi spanjolli nuk ka bindur, ndërsa David De Gea po përjeton ditët e tij më të vështira në skuadrën e “Djajve të kuq”.

Atletico nga krahu tjetër nuk do të privohet nga shërbimet e portierit të tyre, por një ofertë e majme në kohë të tilla krize do të joshte jo pak. Ata mund të tundohen nga një ofertë rreth 100 milionë euro për portierin e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu