Atentati në Durrës, reagon policia: Kemi identifikuar…

0
Gjigandi

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me atentatit e dështuar ndaj shtetasit Akil Nerjakut.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pavarësia”, dhe se është identifikuar automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët.

Mësohet se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

RonaTyra

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu