Lezhë/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 31-vjeçari

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Mësohet se pasi shtetasi me iniciale M.P., ka ushtruar dhunë, uniformat blu kanë lëshuar urdhër mbrojtje ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu