Detaje/ I shpëtoi atentatit, Akil Nerjaku rezulton… (Foto)

0
Gjigandi

Një atentat me armë zjarri është raportuar në Durrës.

Shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi Akil Nerjaku, i cili është qëlluar me armë sapo ka zbritur nga automjeti tip ‘Benz ML’.

Nerjaku ja ka dalë t’i shpëtojë atentatit, pasi plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Dyshohet se autori e ka ruajtur shenjëstrën i cili lëvizte me një “G – Class” të blinduar.

RonaTyra

Ndryshe nga sa jemi mësuar ku sulmohet me makina të vjedhura dhe më pas zhduken, në këtë atentat është përdorur një armë tip “snajper” që tregon se krimi i organizuar po i çon në një tjetër nivel atentatet ndaj kundërshtarëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ndërsa rezulton se Nerjaku është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu