Një i ri shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Gjermani. Mediat gjermane, raportojnë se 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në borë në Hartmannstrasse.
Ai është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.
Ende nuk dihet kush janë autorët që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë.