Dhunë në familje dhe kanabis në makinë, arrestohen 2 persona në Durrës

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu raportojnë se i arrestuar është një 31-vjeçar, i cili u kap me kanabis në makinë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 29-vjeçar që ishte pasagjer në makinë. Më tej policia bën me dije se është arrestuar edhe një 63-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit 17-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu