Në 24 orët e fundit janë kryer 1147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 70 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se numri i të shëruarve ka shkuar në 140 në 24 orët e fundit.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.
Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.