Askush në Premier League si sulmuesi francez

0
Gjigandi

Martial është rikthyer të jetë ai i vjetri. Madje, edhe më i mirë, pasi po shijon  sezonin më të mirë te ‘Djajtë e Kuq’. Ka shënuar 22 gola, si asnjëherë më parë në karrierë.

Te Monaco, Anthony Martial kishte shkëlqyer për disa vite, por me ardhjen te Manchester United, sidomos nën urdhëratë e trajnerit Jose Mourinho, gjërat ndryshuan.

Ai luante shumë pak me trajnerin portugez, por gjërat kanë ndryshuar me Ole Gunnar Solskjaerin në stol. Pak nga pak, legjenda e United po ia rikthen besimin Martialit, për diçka që kishte shumë nevojë futbollisti.

Se Martial është në formë të mirë dhe mund t’i japë shumë Unitedit të Solskjaer, e tregojnë edhe statistikat.

Sipas faqes për histori dhe statistika, “OptaJean”, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në Premierligë pas rikthimit pas pandemisë.

RonaTyra

Ai deri sot e ka dërguar gjashtë herë topin në rrjetën e kundërshtarëve.

24-vjeçari gjithashtu po e shijon sezonin më të mirë në karrierë te “Djajtë e Kuq”.

Ai ka shënuar 22 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat, 17 prej tyre në Premierligë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu