Ashley Cole blen qen sigurie mbi 20.000 euro, pas grabitjes së tmerrshme në shtëpi

0
Ashley Cole blen qen sigurie mbi 20.000 euro, pas grabitjes së tmerrshme në shtëpi
Gjigandi

Ish-futbollisti i Anglisë, Ashley Cole, i ka blerë familjes së tij një qen mbrojtës pas provës së tmerrshme të grabitjes me armë. Partnerja e tij, Sharon Canu ka shpërndarë një “klip” të pastorit gjerman në stërvitje.

Ajo shkroi: “Fëmija im shkoi në shkollë sot”, duke shtuar një ‘emoji’ djalli. “Elite Protection Dogs” me bazë në Londër ka qen të tillë, me çmime që fillojnë nga 20.000 euro.

Faqja e internetit e kompanisë thotë: “Të gjithë këlyshët tanë vijnë nga prejardhje ushtarake dhe policore, me disa breza përvojë”.

Pastorët gjermanë mësohen gjithashtu të kërkojnë persona të zhdukur, drogë dhe bomba. Sharon, nëna e fëmijëve të ish-futbollistit, Jaxon, pesë vjeç dhe Grace, katër vjeçe, ishte në shtëpi me Ashley, 41 vjeç, kur një bandë i lidhi dhe i kërcënoi se do t’iu priste gishtat me gërshërë.

Ata u larguan nga shtëpia e Cole me orë, telefona, para, një çantë ‘Gucci’ dhe çelësin inteligjent të BMW në Fetcham, Surrey, janarin e vitit 2020. Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelsea, Ashley, e kishte shtrënguar në gjoks vajzën e tij përpara se të lidhej me kabllo.

RonaTyra

Duart e tij u lyen me eliminuesin e erës “Febreze” në një përpjekje të dukshme për të shkatërruar provat e ADN-së. Kurtis Dilks, 34 vjeç, nga Clifton, Nottingham, ka mohuar ta ketë grabitur çiftin. Gjyqi i tij vazhdon në gjykatën e kurorës së qytetit.

“The Sun” tregoi së fundmi sesi Jack Grealish i Manchester City shpenzoi mbi 40.000 euro për dy qen të tillë roje. Yje të tjerë që kanë marrë masa mbojtëse të ngjashme janë Raheem Sterling, Dele Alli, Marcus Rashford dhe Rio Ferdinand, plus heroin e “Tour de France”, Mark Cavendish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu