Arti në zi! Ndahet nga jeta artistja e madhe Vitore Sallaku

0
Gjigandi

Vitore Sallaku ka ndërruar jetë këtë të enjte.

Artistja ka qenë në akrobate dhe një ndër pionierët e cirkut shqiptar së bashku me bashkëshortin, Skënder Sallaku ka mbyllur sytë. Në ditë si këto, askush nuk u kujtua për “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e madhe të punës”, tituj që në fakt i mbajti me devotshmëri, dhe pse shumë shpesh qëndroi nën petkun e të madhit humorist Skënder Sallaku që u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Kush ka qenë Vitore Sallaku?

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, I pushkatuar në kohën e diktaturës nga regjimi komunist. Por për shkak të aftësive, vajzës së dikurshme nuk iu ndërpre karriera, vazhdoi në Bashkimin Sovjetik e Kinë me studimet. Madje, pas pushkatimit të të atit, edhe Skënder Sallakun e pyetën nëse do të ndahej nga Vitorja, dhe ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

RonaTyra

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet I dha skenës numra të paarritshme dhe sot, duke ecur krah për krah me vdekjen. Shokoi publikun shqiptar e të huaj duke interpretuar në shumë skena të botës.

E shumëquajtura nga publiku si “Njeriu pa kocka” apo “Artistja që sfidoi kohën” ka kryer specializime të posaçme në trupat e cirkut të Pekinit dhe Bashkimit Sovjetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu