Arthur Melo dhe Miralem Pjanic thuhet t’i kenë nënshkruar kontratat e tyre, pas iu janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te skuadrat respektive.
Mesfushori i Barcelonës thuhet t’i ketë bërë testet mjekësore në qendrën J Medical në Torino, ku ka udhëtuar me aeroplan privat.
Ndërsa edhe mjekët e Barcën kanë udhëtuar drejt qendrës së Juves për ta ekzaminuar mesfushorin boshnjak, i cili pritet ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.
Miralem Pjanic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
Sipas burimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Sky Sport Italia, mjekët nuk kanë vërejtur ndonjë shqetësim te lojtarët, të cilët kanë nënshkruar kontrata pesëvjeçare.
Mëngjesin e të hënës pritet të ndodhë konfirmimi zyrtar nga dy klubet për arritjen e marrëveshjes së shkëmbimit.
Arthur vlerësohet rreth 70 milionë euro, kurse Pjanic rreth 60 milionë euro. Sipas këtyre shifrave, Juvenutis duhet t’ia japë Barcelonës edhe 10 milionë euro shtesë.