Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas pas fitores ndaj Villarrealit, ndërkohë që Barcelona pësoi humbje në Camp Nou nga Osasuna.
Një moment interesant gjatë ndeshjes së Los Blancos ishte akordimi i penalltisë, të cilën e nxori Sergio Ramos pas një solo aksioni drejt zonës.
Kapiteni e mori përgjegjësinë, ndërsa ishte një ekzekutim i planifikuar që ai të pasonte te Karim Benzema dhe francezi të shënonte.
Mirëpo, sulmuesi i Realit e kaloi vijën e gjashtëmbëdhjetëmetërshit para se të gjuante qendërmbrojtësi spanjoll. Kjo bëri që goli të anulohej dhe penalltia të ekzekutohej sërish, ndërsa herën e dytë shënoi Benzema nga pika e bardhë.
Pati dyshime dhe reagime pse nuk u dha goditje indirekte për Real Madridin, por u ekzekutua përsëri penalltia. Këtë gjë e shpjegojnë rregullat e Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).
Sipas rregullave të IFAB, kur një lojtar sulmues e kalon vijën e zonës gjatë ekzekutimit të një penalltie, nëse është gol atëherë penalltia ekzekutohet përsëri, ndërsa nëse nuk është gol, atëherë jepet goditje indirekte.
Lmao 😂💯
Messi and Suarez can do then why not Ramos and Benzema 😤😂
Still we scored 👊 2-0 #halamadrid pic.twitter.com/5JctuMJcc2— Shahrukh (@shaaahruuukh) July 16, 2020