Kjo verë do të karakterizohet nga një merkato shumë herë më e përmbajtur nga ajo që kemi parë vitet e fundit, shkak i pandemisë botërore dhe koronavirusit që ka frenuar zhvillimin e futbollit.
Megjithatë, shumë klube nuk do të “falin” futbollistët e tyre, por sigurisht do të ketë skonto të rëndësishme.
Duke përfituar nga kjo situatë, Arsenali ka menduar të ofrojë 20 mln euro për Nicolas Tagliafico, mbrojtësin argjentinas të Ajax, që vetëm një vit më parë kishte vlerë rreth 50 mln euro.
E përditshmja britanike “The Sun” ka zbuluar dhe ekipin favorit për të arritur te firma e argjentinas.