Arrihet marrëveshja/ BE miraton paketën me vlerë 750 bilion euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

0
Gjigandi

Pas 4 netësh bisedime intensive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19.

Mësohet se paketa me vlerë 750 bilion euro për rimëkëmbjen ekonomike do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes së arritur.
Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishte parashikuar 2 ditë, por që zgjati 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.
Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel paraqiti një propozim të ri i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu