Mbrojtësi i Manchester City-t, John Stones është shoqëruar në polici së fundmi, pas akuzave se po spiunonte ish-bashkëshorten, Millie Savage.
Sipas gazetës angleze, “The Sun”, mbrojtësi e ka përgjuar Savage që jeton në banesën 6 milion euro të Stones.
Savage telefonoi menjëherë policinë sapo në telefonin e saj mbërritën mesazhet se Stones ishte pranë banesës së saj.
Çifti është ndarë në verën e 2018 në periudhën e Kupës së Botës, ndërsa bashkë kanë edhe një fëmijë. Dyshja njihet qysh prej moshës 14 vjeçare, ndërsa së fundmi kanë pasur mospajtime të mëdha.