Arrestohen dy shoferë të dehur, gjobiten rreth 3.000 të tjerë gjatë një jave në Fier

0
Arrestohen dy shoferë të dehur, gjobiten rreth 3.000 të tjerë gjatë një jave në Fier
Gjigandi

Dy qytetarë janë arrestuar në Fier pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë javës që lamë pas, në Fier janë gjobitur 2712 shoferë. 1373 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 186 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

233 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 339 masa administrative për parakalime të gabuara dhe janë pezulluar 133 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

RonaTyra

43 gjoba janë vënë për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu