Arrestimet pa prova të policisë, arrestohen me bujë por lirohen

0
Arrestimet pa prova të policisë, arrestohen me bujë por lirohen
Gjigandi

Lirimi së fundmi i të arrestuarve për kapjen e 134 kg kokainë në portin e Durrësit një vit më parë, por edhe shtimi i akuzave për personat e dyshuar për ngjarjet e rënda ka ngritur pikëpyetje të mëdha për punën e policisë.

Personat e arrestuar jo vetëm nuk janë dënuar por nxitimi i policisë ka dëmtuar dhe hetimet për këto ngjarje.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça, rendit dy faktorë kryesorë pëër këtë situatë që lidhen me paaftësinë profesionale por edhe me ‘sindromën’ e shefit të ri.

“Janë ngjarje të cilat vijnë nga dy rrethana që ne i kemi identifikuar ndër vite. Ka disa punojës policie të cilët në hetimin e tyre kanë paaftësi, nuk arrijnë dot në pikëpamje profesionale të përmbushin të gjithë detyrat që ju ngarkohen. Nga ana tjetër kemi parë që policia vuan nga ‘sindroma’ e shefit të ri, nxitojnë shumë për të zbuluar një vepër penale sa më shpejt. Ky nxitim çon në një gabim shumë të rëndë, nuk mblidhen provat e plota, nuk bëhet një hetim shterues dhe kemi nxjerëz që menjëherë dalin nga burgu.”

Sipas Karamuçës, çdo oficer policie që ndjek hetimet në ngjarje kriminale dhe dështon në arrestimin e autorit duhet të penalizohet.

RonaTyra

“Ky është një dëm në imazhin e drejtësisë, i imazhit të hetimit por është dhe një dëm financiar. Në fund të ditës, të gjithë këta që janë dënuar qoftë dhe me masë paraprake do të kërkojnë lekët për burgim të padrejtë. Kush mban përgjegjësi për këto nga pikëpamja financiare, administrative por edhe zyrtare? Sot nuk kemi asnjë ofiocer policie, OPGJ apo prokuror që të mbajë përgjegjësi në lidhje me burgimin e padrejtë.”

Profesori i kriminalistikës thotë se policia shkencore ka metodat më të sofistikuara, por mungon vullneti.

“Policia shkencore është totalisht e aftë, i ka të gjithë aparaturat dhe mjetet në përdorim për ta bërë këtë. Problemi është i vullnetit për të vijuar më tej këto hetime dhe për të zbardhur të vërtetën.Kjo nuk varet vetëm nga policia shkencore por dhe nga taktika të tjera, teknika operative që përdoren dhe që udhëhiqen nga njerëz që duhet të jenë shumë të aftë profesionalisht”.

Vetëm në pak javë policia dështoi në arrestimin e autorëve të ngjarjeve të rënda si shpërthimi me tritol në portën e banesës së kreut të FSHF-së Armand Duka apo vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, ku personat e arrestuar si autorë nga policia u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.

Të njëjtin fat pati dhe dosja e kapjes së 134 kg kokainë një vit më parë në portin e Durrësit, për të cilën tashmë nuk ka asnjë të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu