Forca të shumta policie nga Tirana kanë rrethuar mesditën e sotme portin e Durrësit. Nga të dhënat e para, mësohet se operacioni ka të bëjë me dyshimet se në port ka kontenierë me drogë dhe kontrabandë të ndryshme. Nga policia nuk ka ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion, ku mësohet se janë përfshirë të paktën 80 forca policore.