Arilena: X Factor ishte ngjarja që ma ndryshoi jetën, doja ta bëja krenar babanë tim

0
Arilena: X Factor ishte ngjarja që ma ndryshoi jetën, doja ta bëja krenar babanë tim
Gjigandi

Këngëtarja e talentuar, Arilena Ara, ka rrëfyer pjesë nga jeta e saj të cilat nuk i kishte bërë publike më parë.

Ajo ka treguar se përveç triumfeve të mëdha, në jetën e saj ka pasur edhe humbje të cilat e kanë gjunjëzuar, por megjithatë e ka gjetur forcën brenda vetes për ta përballuar.

E tillë ishte humbja e babait të saj, për të cilën këngëtarja tha se gjeti forcën për ta përballuar vetëm duke vënë në jetë ëndrrën e tij për ta parë të bijën duke kënduar në skenë.

Ajo u shpreh se ‘X Factor’ ia ka ndryshuar jetën, pasi ishte një arritje shumë e madhe për të, pikërisht çfarë i ati priste nga ajo, transmeton .

RonaTyra

“Kur kthehem dhe flas për X Factor, e bëj me dashuri sepse aty më ka ndryshuar jeta 360 gradë, sepse ishte një shkallë që më çoi në një gjë tjetër dhe kjo erdhi pas humbjes së babait tim”.

“Forma më e mirë të përballoja këtë humbje të madhe ishte të bëja këtë gjë që ai donte. Kështu që duhet patjetër të isha aty. Doja ta bëja krenar tim atë”.

“Fitova, fillimisht audicionet, duke gënjyer për moshën time, e dhashë emrin te gjimnazi i motrës. X Factor fitova për vetëbesimin dhe sigurinë, por trofeu nuk do më jepte gjithë kënaqësinë e botës, kisha marrë një mësim. Më morën seriozisht patjetër”, ka thënë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu