“Mirmëngjes yje” kështu jua ka uruar këtë ditë Arbana Osmani ndjekësve të saj. Moderatorja ka ndarë një foto në profilin e saj në Instagram, me shprehjen e cila u bë goxha virale gjatë “Big Brother Vip”.
Ky ngacmim, vjen për ndjekësit pas natës së parë të “Big Brother Vip Kosova”, i cili ka marrë komente të shumta.
“Mbrëmë më shumë se kurrë na ke munguar”, “Nuk ka si ti jo”, “Big Brother e ka emrin Arbana”, “Big Brother e ka emrin Arbana, ndryshe është një dështim, si ai mbrëmë”, janë vetëm disa nga komentet në foton e moderatores.
Rikujtojmë se, mbrëmbjen e djeshme startoi show më i ndjekur “Big Brother Vip Kosova”, i cili, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte.
15 konkurrentët do të jenë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Ndërkohë “Big Brother Vip 2” në Shqipëri, përflitet se do të fillojë në datën 24 dhjetor.