‘Mallkimi’ i Glee, kasti i aktorëve të serialit amerikan përfundon keq. Vdekje, vetëvrasje dhe fatkeqësi

0
Gjigandi

Aktorja e njohur Naya Rivera ka humbur jetën pasi u mbyt në liqen teksa po mundohej të shpëtonte djalin e saj 4 vjeçar.

Rivera u bë e famshme me pjesëmarrjen e saj në “Glee”, seriali i viteve 2009-2015 që u kthye në njërin prej më të ndjekurve asokohe. Megjithatë, kjo është një ndër fatkeqësitë e fundit që ka prekur serialin e famshëm muzikor, pasi përpara vdekjes së 33-vjeçares kane humbur jetën dhe aktorë të tjerë të këtij seriali.

Vdekja e aktores, risolli në skenë sërish disa skandale e tragjedi në të cilat ishte përfshirë seriali Glee.

Vdekja e Cory Monteith

Aktori Cory Monteith luajti në Glee si Finn Hudson, një lojtar futbolli. Monteith kishte një histori abuzimi të substancave që nga vitet e tij të adoleshencës. Ai mori pushim nga seria në sezonin e katërt, shkoi në rehabilitim dhe u mendua se pati përmisim. Megjithatë, më 13 korrik 2013, aktori vdiq nga një mbidozë. Në atë kohë, ai ishte në lidhje me Lea Michele, aktore në serial.

RonaTyra

Vdekja e të dashurit të Becca Tobin

Aktorja Becca Tobin filloi luajti rolin e Kitty Wilde në Sezonin 4 të Glee. Gjatë drejtimit të shfaqjes, Tobin ishte në lidhje me Matt Bendik, një sipërmarrës. Më 10 korrik 2014, pothuajse saktësisht një vit pas vdekjes së Monteith, ai ndërroi jetë nën rrethana misterioze, vetëm në një dhomë hoteli.

Akuzat ndaj Mark Salling dhe vetëvrasja e tij

Aktori Mark Salling portretizoi Noeun “Puck” Puckerman në Glee gjatë gjithë serialit. Salling u përball me një numër çështjesh ligjore. Akuzat për sulme seksuale në vitin 2013 ishin vetëm fillimi, pasi në vitin 2015, ai u arrestua për posedim të përmbajtjeve pornografike me fëmijë. Pasi u deklarua fajtor, Salling kreu vetëvrasje.

Arrestimi i Naya Rivera-s

Aktorja Naya Rivera – tashmë e vdekur- luajti rolin e Santana Lopez gjatë gjithë serialit Glee. Rivera u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014 dhe të dy kanë një djalë së bashku. Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, por ata u kthyen së bashku në vitin 2017. Pak pas kësaj, Rivera u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Ajo paraqiti përsëri dokumentet për divorc, akuzat u rrëzuan, dhe në vitin 2018, divorci u përfundua.

Akuzat e Melissa Benoist kundrejt Blake Jenner

Ky skandal i fundit përfshin jo një, por dy yje të Glee. Melissa Benoist dhe Blake Jenner të dy filluan të luajnë në shfaqje në sezonin e 4-t. Të dy u martuan në vitin 2015 dhe u ndanë në vitin 2017.

Vite më vonë, pasi u martua me yllin Chris Wood, Benoist zbuloi se ajo ishte një viktimë e dhunës në një lidhje të mëparshme. Gjithçka që ajo ndau, nga afati kohor deri tek përshkrimi i partnerit të saj, përputhej me Jenner, megjithëse emri i tij kurrë nuk është bërë i ditur.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu