Internet ujor i cili dërgon të dhëna nëpërmes rrezeve të dritës, do t’ua mundëson zhytësve transmetimin e menjëhershëm të imazheve nga thellësitë e detit e drejtë në sipërfaqe, shkruan revista Techsplore.
Interneti është një mjet i pazëvendësueshëm i komunikimit, duke i lidhur me dhjetëra miliardë pajisje së bashku përreth tërë botës. Sidoqoftë, kemi vështirësi të lidhemi në rrjet kur jemi nën ujë.
“Njerëzit nga akademitë dhe industritë dëshirojnë të monitorojnë mjediset nënujore në detaje”, shpjegon autori i parë, Basem Sihada. Internet pa tela apo wireless do t’ua mundësonte zhytësve të komunikojnë pa sinjale me duar dhe të dërgojnë të dhënat drejtë për drejtë në sipërfaqe.
Komunikimi nënujor është i mundshëm me radio sinjale, ata akustik dhe sinjale vizuale. Sidoqoftë radio mund të bartë të dhëna vetëm në largësi të shkurtra, ndërsa sinjalet akustike funksionojnë në distancë të largët, por me shumë më pak të dhëna. Drita e dukshme udhëton larg dhe mban shumë të dhëna, por rrezet e ngushta të dritës kanë nevojë për pamje të hapur dhe të drejtë për drejtë në mes transmetuesit dhe marrësit, transmeton KOHA.
Tani, ekipi i Shihadas ka ndërtuar një sistem nënujor wireless, i quajtur Aqua-Fi, i cili përkrahë shërbime interneti si për shembull dërgimin e mesazheve multi media duke përdorur ose LED drita ose laserë. Dritat LED mundësojnë opsionin që kërkon pak energji për komunikim në distancë të shkurtër, ndërsa laserët bartin të dhënat më larg, por kanë nevojë për më shumë energji.
Prototipi Aqua-Fi përdor LED të gjelbra ose laserë prej 520 nanometrave për të dërguar të dhëna nga një kompjuter i vogël dhe i thjeshtë në një detektor drite të lidhur për një kompjuter tjetër. Kompjuteri i parë konverton fotot dhe videot në seria prej 1shave dhe 0ve, të cilat kompjuteri marrës pastaj i konverton sërish në imazhe origjinale.
Shkencëtarët testuan sistemin duke ngarkuar dhe shkarkuar multimedia në mënyrë simulante në mes dy kompjuterëve që ishin larg njëri tjetrit në ujë statik. Ata fituan shpejtësi maksimale të transferit të të dhënave prej 2.11 megabajt për sekondë dhe një vonesë mesatare prej 1.00 milisekonda për udhëtimin qarkor të informative. “Kjo është hera e parë që dikush ka përdorur internetin nën ujë, në mënyrë komplete dhe pa tela, pra wireless”, tha Shihada.
Në botën reale, Aqua-Fi do të përdorte radio valë për të dërguar të dhëna nga telefoni i zhytësit në një pajisje, e cila pastaj, njëjtë si ruteri i internetit të shtëpisë, i dërgon të dhënat me anë të rrezeve të dritës në një kompjuter në sipërfaqe i cili është i lidhur për internet nëpër mes satelitit.
Aqua-Fi nuk do të jetë i gatshëm deri sa shkencëtarët të mos i tejkalojnë disa pengesa. “Shpresojmë të përmirësojmë kualitetin e lidhjes dhe largësinë e transmetimit me komponente më të shpejta elektronike”, shpjegon Shihada. Rrezet e dritës gjithashtu mbesin të lidhura në mënyre të përkryer në ujërat që lëvizin, dhe ekipi po konsideron një marrës sferik I cili do të merr dritën, pra sinjalin, nga të gjitha këndet.