Apple së shpejti do t’ju lejojë t’i modifikoni dhe fshini mesazhet që i keni dërguar dikujt

0
Apple së shpejti do t’ju lejojë t’i modifikoni dhe fshini mesazhet që i keni dërguar dikujt
Gjigandi

iOS 16 shton një grup funksionesh të shumëpritura që ju mundësojnë të modifikoni dhe bëni ‘unsend’ mesazhet që i keni dërguar dikujt në iMessage, por ka një kufizim kohor.

Ju mund të modifikoni ose anuloni dërgimin e një iMessage deri në 15 minuta pasi të jetë dërguar. Pas kësaj kohe, mesazhi është i paredaktueshëm dhe nuk mund të bëhet ‘unsend’ më.

Mirëpo, këto dy funksione kërkojnë që të dy përdoruesit e Message të kenë iOS 16. Nëse provoni t’i bëni unsend një mesazhi që ia keni dërguar dikujt që përdor iOS 15 ose më të hershëm, opsioni nuk funksionon e po ashtu as ai i redaktimit.

Mund të modifikoni ose bëni ‘unsend’ një iMessage duke e mbajtur të shtypur gjatë mesazhin në një bisedë me iMessage dhe duke klikuar “Edit” ose “Undo Send”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu