Anti-Milani, trajneri Sarri i surprizon të gjithë me mesfushën

0
Gjigandi

Disa orë para gjysmëfinales së “Coppa Italia” mund të ketë një surprizë në formacionin e Juventusit. Në fakt, Maurizio Sarri do të orientohej drejt “rivalorizimit” të Miralem Pjanic. Trajneri bardhezi, i cili dje pati vetëm lavde për mesfushorin boshnjak, e provoi përsëri Pjanic në stërvitjen e fundit, me Bentancur në të djathtë dhe Matuidi në të majtë të mesfushës.

Në këtë rast, Khedira do të mbetej jashtë 11-shes startuese anti-Milan. Gjermani pritet të ulet në pankinë bashkë me Rabiot. Jashtë mbetet edhe Ramsey, që po vijon një program të personalizuar stërvitor. Para ndërprerjes së garave për shkak të Covid-19, Pjanic kishte përfunduar në pankinë, pas disa ndeshjeve të dobëta, duke lënë hapësirë ​​për uruguajanin, ndërsa Ramsey dhe Matuidi kompletonin mesfushën.

Tani, megjithatë, Sarri duket i gatshëm t’i japë besim përsëri boshnjakut, i cili në këto dy muaj do të duhet të meritojë rikonfirmimin te Juventusi dhe të largojë thashethemet e merkatos, që po “vlojnë” për të javëve të fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu