Votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha u njollos nga nga vetë demokratët që u rreshtuan të parët në foltoret e doktorit.
Ajo që guxoi të flasë publikisht me zë dhe figurë ishte anëtarja e sapo zgjedhur e Kryesisë Edit Harxhi, e cila hodhi hije te forta dyshmi per procesin zgjedhor te organizuar nga PD e Rithemeluar.
Edith Harxhi:Numërimi ka qenë i hapur, por para votimit ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Kam një ngërc brenda vetes sepse mendoj se lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specific. Nuk e kam për Inën specifikisht.
Vetë Ina Zhupa e cila me 8 janar ishte përballë foltores, por më zgjedhjet e saj ne Kryesi bëri kalimin zyrtar nga kampi i Bashës në atë të Berishës u distancua publikisht nga akuzat për manipulim.
Ina Zhupa: Sa i takon ndryshmit tim keni harruar një date te rëndësishme brenda janarit dhe qershorit qe është data Mars, aty ku ku qëndron shumica. Nuk kam pasur arsye të besoj se ka pasur lobim apo orientim për mua.
Ajo e cila prej dy ditësh flet për lobim dhe orientim të votës është ambasadorja e pashpallur e Donald Trump pranë foltores. Akuzave te saj Evi Kokalari i vuri një emër: Belind Këllicit, anëtari i Kryesisë që arriti të grumbullojë me shumë vota duke lënë pas në këtë garë Flamur Nokën. Ky i fundit një ndër emrat me potencial për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Por, orientimi i votës duket se se nuk ka ndodhur vetëm për anëtarët e Kryesisë. Belind Këllici vihet nën akuzë se ka përdorur të njëjtën skemë edhe për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Si provë u publikua një liste me numra qe pretendohet se ka qarkulluar ne Kuvendin e 30 Prillit. Pas fjalëkryqit me numra u zbuluan se fshihen emra, shumica te rinj te forumit rinor.
E gjithë kjo ndodh ne prag te zgjedhjeve që parashikohen te ndodhe ne fundjave për dy nënkryetarët e rinj te partisë dhe sekretarin e përgjithshëm. Enigma e madhe do zgjidhet pasi te zbulohen kandidatet e Berishës për numrin dy te partisë, por e gjithë skema duket se e ka një qëllim: ti heq vota atij që paraqet rrezik fitoreje.