Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamëz

0
Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamëz
Gjigandi

Filiali i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur mesditën e sotme rreth orës 14:20.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet me dije se një person i maskuar me kapuç është futur brenda filialit ku ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, dyshohet se mbante një pistoletë në momentin që ka kryer grabitjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij, raporton Euronews Albania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu