Anëtari i grupit BTS rrëshqiti dhe desh u rrëzua në skenën e “Grammy Awards 2022”

0
Anëtari i grupit BTS rrëshqiti dhe desh u rrëzua në skenën e “Grammy Awards 2022”
Gjigandi

J-Hope për pak sa nuk u rrëzua në skenë ndërsa performoi hitin “Butter” me pjesëtarët e tjerë të grupit BTS në “Grammy Awars 2022”.

Këngëtari 28 vjeçar, mund të shihej duke rënë teksa zbriste nga një platformë skenike përpara se të merrte veten shpejt në kontroll dhe t’i bashkohej koreografisë, shkruan

DailyMail

.

J-Hope e mori situatën me qetësi, duke buzëqeshur teksa e korrigjoi veten shpejt përpara se të përfundonte i rrëzuar.

RonaTyra

Brenda një sekonde, këngëtari u rikthye në modalitetin e performancës ndërsa vazhdonte interpretimin.

Asnjë nga shokët e tij të grupit nuk dukej se e kishte vënë re rënien, duke dëshmuar se sa profesionist mund të jetë J-Hope.

Para se të ndodhte kjo, shoku i tij i grupit i njohur me nofkën V bëri bujë pasi u kap nga fotografët në një moment flirti me këngëtaren Olivia Rodrigo në audiencë.

V, emri i vërtetë i të cilit është Kim Tae-hyung, 26 vjeç, u pa duke biseduar me Olivian, 19 vjeçe, me dorën e tij të mbështetur në karrigen e saj përpara se ai të përkulej për t’i pëshpëritur në vesh.

Momenti dukej se ishte pjesë e performancës, megjithëse është e paqartë nëse Olivia ishte në dijeni se ajo do të përfshihej në skenë.

Pak më vonë, V iu bashkua shokëve të tij të grupit në skenë për një performancë të hitit të tyre të vitit 2021, “Butter”.

BTS ishin në garë për çmimin “Performanca më e mirë duo-grup e zhanrit Pop”, por u mundën nga Doja Cat dhe SZA, të cilat e fituan këtë çmim për performancën e tyre me hitin “Kiss Me More”.

Olivia, nga ana tjetër, ishte një nga fitueset më të mëdha të natës pasi mori tri çmime, duke përfshirë: “Artisti i ri më i mirë”, “Albumi më i mirë i zhanrit pop” dhe “Incizimi muzikor më i mirë i vitit”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu