Dulce María i jep fund beqarisë, të gjitha detajet nga dasma intime

0
Gjigandi

Pas tre viteve bashkë, aktorja e njohur Dulce María dhe producenti Paco Álvarez i kanë dhënë fund beqarisë këtë të shtunë në një ceremoni private pranë liqenit Teques, Jojutla, në Morelos.

Imazhet e para nga dasma, nga nusja dhe dhëndri, u bënë virale falë fansave që i ndanë ato menjëherë në rrjet, ndërsa pak orë më vonë, ishte muzikanti Diego Ojeda, i cili postoi një video nga momenti kur çifti i dhanë njëri-tjetrit puthjen e parë si burrë e grua.

Megjithëse Dulce María u kërkoi miqve të ishin të matur gjatë ceremonisë, ftesa e dasmës u publikua në rrjetet sociale, bashkë edhe me detajet dhe lokacionin ku po organizohej ceremonia e martesës, në El Faro, Tequesquitengo. “Faleminderit shumë që erdhët dhe festoni me ne një nga momentet tona më të rëndësishme. Është e rëndësishme që kjo festë të jetë vetëm për ju dhe për ne, prandaj ju lutemi të shmangni publikimin e fotografive dhe videove në rrjetet sociale ose internet. Ne kemi mirëkuptimin dhe diskrecionin tuaj për të festuar së bashku këtë ditë të mrekullueshme”, – thuhej në shkrimin e tryezave të mysafirëve.

Sipas fotove të publikuara në Instagram, aktorja 33-vjeçare, e njohur për rolin e Robertës te seriali “Rebelet”, kishte veshur një fustan të bardhë, stil princeshe, me mëngë të gjata.

RonaTyra

Vallëzimi i parë i nuses dhe dhëndrit u publikua në rrjetet sociale. Zoraida Gómez, Sherlyn, Fernanda Malo (Fuzz), Araceli Mali dhe producentja Luis Luisillo Miguel ishin disa nga të ftuarit e dasmës së Dulce María dhe Paco Alvarez.

Dulce Maria dhe Paco Alvarez u takuan gjatë xhirimeve të videoklipit “I do not know how to cry”, dhe disa muaj më vonë nisën lidhjen. Në janar 2019, ata bënë publike marrëdhënien e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu