Ancelotti bën historinë; trajneri i parë që e arrin këtë gjë në Champions League

0
Ancelotti bën historinë; trajneri i parë që e arrin këtë gjë në Champions League
Gjigandi

Carlo Ancelotti hyn në historinë e Champions League, duke u bërë trajneri i parë që arrin 5 herë në finale e këtij kometicioni. Më 28 maj, në Paris, ai do të përballet me Liverpool-in, tashmë një kundërshtar që i kujton përmbysjen e bujshme të finales së vitit 2005 dhe hakmarrjen e vitit 2007.

Dy të tjerat? Më 2003, kundër Juventusit, të cilën e fitoi. “Decima” (e dhjeta), ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha në nivel mediatik dhe botëror, sepse fitoi Champions-in me Real Madridin.

Tetë vite më vonë është sërish Ancelotti, ai që e çon Real Madridin në finale. Së bashku me Benzema, të rinjtë dhe veteranët e tij të bardhë. Trajneri italian, ashtu si “Los Blancos”, po gdhenden gjithnjë e më shumë në historinë e Champions League.

“Pak e besuan, – tha ai për ‘Prime Video’. – Ata që e besuan më shumë deri në fund ishin lojtarët e mi. Në këtë fazë mjafton një shkëndijë, pastaj kemi edhe cilësi. Të stërvitësh këtë ekip është diçka shumë e kënaqshme”.

Ancelotti ka tashmë më shumë finale të Ligës së Kampionëve se Sir Alex Ferguson, një legjendë e futbollit botëror. Ka më shumë se Miguel Munoz, i cili në vitet 1960 drejtoi Real Madridin e Di Stefanos dhe Puskas. Ka më shumë se kundërshtari i tij i radhës, Jürgen Klopp, më shumë se bashkëkombasi i tij Marcello Lippi.

RonaTyra

Të gjithë këto emra të nderuar të trajningut kanë nga 4 finale Champions-i në karrierën e tyre. Gjermani i Liverpool-it do të luajë finalen e 4-t në më pak se 10 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu