Ajo po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në showbizin shqiptar dhe jo pa ndonjë arsye.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashi, e cila duket të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjete sociale.
Bukuroshja me mbi 170 mijë ndjekës, shpesh ndan me publikun gjëra nga përditshmëria e po ashtu edhe informacione rreth projekteve të reja.
Ana Kabashi (Foto: Instagram)
Kësaj radhe, artistja shqiptare është shfaqur në një stil krejtësisht ndryshe – me veshje tradicionale shqiptare.
Krijuesja e hitit “11/11” duket në formë të mrekullueshme teksa ka shfaqur një anë moderne të veshjeve tradicionale.
Ana Kabashi (Foto: Instagram)
“A ka dashuri pa tradhti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Komplimentet dhe pëlqimet kanë qenë të shumta, duke e admiruar në masë të madhe edhe këtë dukje tjetër të Anës.
/abc24.al/