Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, ambasada shprehet se nga komuniteti ynë tek familjet tuaja urojnë Pashkët për të gjithë ata që e festojnë këtë ditë.
“Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë!
Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja”,
shkruan ambasada e SHBA.