Ambasada amerikane në Tiranë: Lufta u krijua nga Putini, ai është përgjegjësi kryesor

0
Ambasada amerikane në Tiranë: Lufta u krijua nga Putini, ai është përgjegjësi kryesor
Gjigandi

Ambasada amerikane në Tiranë e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një luftë të krijuar nga Vladrimir Putin, regjimit i tij dhe njerëzit afër tij.

Ambasada e shoqëron postimin e saj në rrjetin social Facebook, me videon ku citohet zëdhënësi i presidentit rus, Dimitri Peskov, sipas të cilit Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend.

Apo fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se nuk do të ketë asnjë pushtim të Ukrainës, ndërsa në sfond shfaqen luftimet dhe fëmijë që shpërthejnë në lot.

Ky qëndrim i ambasadës amerikane vjen në vijim të sanksioneve të Perëndimit të vendosur ndaj Rusisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu