Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore. Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në të gjithë vendin, por nuk do të krijojnë mundësi për shira.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë MV do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin. Por pasditja shton gradualisht vranësirat duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në të gjithë MV. Parashikohet që vonë në mbrëmje të ri-kthehen kthjellimet në MV.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu në ndikimin e motit të qëndrueshëm vijon Evropa Veriore ku moti do të jetë i kthjellët ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu ku situata më problematike paraqitet në gadishullin Iberik dhe Evropën qendrore.