Tiranë/ Përndoqi të renë, arrestohet 62 vjeçari

0
Gjigandi

4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia ka vënë në pranga një 62 vjeçar pasi ka përndjekur një vajzë 25 vjeçare. Gjithashtu, policia bën me dije se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë për lidhje të paligjshme energjie, drejtim mjeti pa leje dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin O. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Sh., 62 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25 vjeçe.

Union Contact

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. F., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. Zh., 29 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu