Allegri ‘bis’ rezulton dështim nga fillimi, Juventusi me me zero tituj

0
Allegri ‘bis’ rezulton dështim nga fillimi, Juventusi me me zero tituj
Gjigandi

Hera e parë pa tituj në historinë e tij te Juventusi për Massimiliano Allegrin. Hera e parë pa tituj që nga koha e Luigi Del Nerit për Juventusin. Ta konsiderosh sezonin bardhezi si diçka ndryshe nga dështimi është një ushtrim i pastër i stilit, besimit, investimit në atë që do të vijë.

Sepse minimumi nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të kursyer atë që mund të ruhet. Sepse ajo e Juventusit është një rrugë në fillim, por balanca vihet gjithmonë kur përcaktohen parametrat. A është fitorja e vetmja gjë që ka rëndësi? Apo ndonjëherë nuk është destinacioni, ai që ka rëndësi, por rruga që bëni?

Dje, i pyetur qartë, Allegri cilësoi trajnerët më të mirë në historinë e futbollit italian si më të suksesshmit: Ancelotti, Lippi, Sacchi, Trapattoni, Capello. Ai shënoi një dekadë, ishte më i suksesshmi në tabelën e rezultateve.

Verën e kaluar u rikthye për të ngritur një project të ri te Juventusi, ku “vënia bast” për Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo nuk rezultuan të jenë të duhurat dhe fituese në mënyrën e tyre, si dhe të përshtaten në mënyrë perfekte me bardhezinjtë.

Allegri u kthye, por dështoi, përveç nëse fillimi i një restaurimi të ngadaltë nuk ishte qëllimi minimal. Allegri ka të drejtë kur thotë se ka rikthyer mentalitetin, se te Juventusi tani e njohin njëri-tjetrin më mirë dhe se sezonin e ardhshëm do të ketë baza më të forta për të fituar sërish.

RonaTyra

Ai synon të bëjë një merkato “ad hoc”, tashmë i vetëdijshëm për defektet dhe përmirësimet që duhen bërë. Jo, ky sezon në minimum nuk ishte sukses, përkundrazi. Ishte mirë vetëm të vendoseshin themelet për të rifilluar dhe ishte e vetmja gjë që ka rëndësi për këtë Juventus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu