Portieri i Liverpoolit, Alisson, e ka lavdëruar trajnerin Jurgen Klopp, duke thënë se ai i trajton të gjithë lojtarët e tij në mënyrë të njëjtë dhe se e ka revolucionarizuar klubin anglez.
Trajneri gjerman i ka udhëzuar Reds drejt titullit të Premierligës këtë sezon, duke i dhënë fund ecurisë prej 30 vjetëve pa titullit të kampionit të Anglisë.
Pasi e kishte fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës vitin e kaluar, Klopp këtë vit i ka vazhduar sukseset në Anfield, pas emërimit të tij në pozitën e trajnerit në tetor të vitit 2015.
Braziliani Alisson beson se 53-vjeçari e ka menaxhuar në mënyrë të përsosur Liverpoolin gjatë kësaj periudhe.
“Ai i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë dhe kjo është një meritë e madhe për të. Askush s’është i veçantë, çdo lojtar trajtohet pikërisht në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Alisson.
“Nuk mund ta gjesh në skuadër një lojtar me ego më të madhe sesa qëllimet e skuadrës. Unë besoj se kjo e reflekton klubin dhe atë që Klopp e ka sjellë këtu. Ai e ka revolucionarizuar klubin në këto vite të fundit”.