Mbappe mund të presë

0
Gjigandi

Florentino Perez ndihet krenar për Realin e Tij. Presidenti i “Los Blancos”, i mallëngjyer nga arritja e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane, bëri disa konfirmime të rëndësishme sa i përket të ardhmes.

Ramos, “i përjetshëm”: Ramos do ta përfundojë karrierën te Real Madridi. Ai ka folur për këtë dhe nuk do të ndryshojë mendje, të gjithë jemi të qetë. Sergio është më shumë se një kapiten. Ai e ka udhëhequr ekipin në mënyrë të jashtëzakonshme. Zidane? Ai fiton një trofe në çdo 19 ndeshje. Jam shumë krenar për futbollistët dhe trajnerin.

Trofeu në kohë pandemie: “Duam t’i kujtojmë njerëzit që kanë kaluar një kohë të keqe dhe që nuk kanë qenë në gjendje të jenë me ne në këtë rrugëtim, pas shpërthimit të pandemisë. Ne kemi luajtur shumë ndeshje pa tifozët tanë. Lojtarët thonë se e kanë ndier mbështetjen, forcën dhe energjinë e tyre në distancë. Kemi treguar një formë shumë të mirë pas rifillimit të kampionatit. Duke pasur parasysh kushtet e krijuara prej Covid-19, ky titull do të hyjë në historinë e Real Madridit”.

Ankesat e Barçës për VAR-in: Më mirë bëjani këtë pyetje Butragueños (qesh). Bartomeu është mik imi, klubet kanë rivalitetin normal sportiv, por ka gjëra që më shumë na bashkojnë sesa na ndajnë. Pas rifillimit, të gjithë e kemi vuajtur pamundësinë e të pasurit tifozë në stadiume. Ata përbëjnë më shumë se 20% të të ardhurave tona.

Kylian Mbappe: Situata është shumë e keqe prej pandemisë dhe nuk mendoj se do të ketë blerje të shtrenjta. Është e vështirë t’u kërkosh futbollistëve ulje të pagës apo të të bësh blerje të këtij tipi. Mbappe mund të presë. Reali do të kthehet për të blerë më të mirët kur situata të ndryshojë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu