Ali Ahmeti i bie tevolines me grusht: Shqiptret te percare ne 6 parti, maqedonasit dy – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni duket se eshte percare keq duke formesuar disa forca politike qe nuk arrijne te jene nje ze i vetem. Pas takimit të udhëheqësve politikë me Presidentin Pendarovski, ku u vendos mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 Prill, Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së dhe partner i koalicionit qeveritar, ka qenë shumë i nervozuar në lidhje me përçarjen e shqiptarëve, të cilët kanë shkuar me disa delegacione. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partner në koalicionin qeveritar me LSDM-në e Zoran Zaev, ka qenë shumë i nervozuar pas takimit të udhëheqësve të partive politike me Presidentin Pendarovski, për shkak të përçarjes së bllokut shqiptar që u paraqit me një numër të madh partish. Zoti Ahmeti i ra me grusht disa herë tavolinës në intervistën dhënë për TV21, e cila u vendos online nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani. “turp më vjen të shkoj nëpër takime me 6 delegacione shqiptare. Dy janë maqedonase. Një i opozitës një i pozitës. Turp i botës jemi bërë”, tha Ali Ahmeti, citon abcnews.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu