Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn.
“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”,
mësohet të ketë thënë Vuçiç.
Sipas mediave serbe në mesazhin e tij drejtuar presidentit të ri, ka thënë se të dy vendet së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”,
ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.