Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, komentoi sot Kongresin e së shtunës të Partisë Socialiste.
Lidhur me rikthimin në sekretariate të Ditmir Bushatit dhe rikonfirmimin e Damian Gjiknurit, Çipa tha se autoriteti politik i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste është i padiskutueshëm, i parivalizueshëm dhe i pakonkurrueshëm.
“Demokracia e brendshme dhe diskutimit oponencial është i njohur në Partinë Socialiste. Zërat kritikë të shfaqur në mënyrë parciale, është një metodologji e re e bërë nën politikbërjen e Edi Ramës.
Rikthimi i Bushatit, i cili nuk e kishte hequr kritikën në retorikën e tij, është një metodë për ta ruajtur partinë në unitetin e saj. Periudha e gjatë në qeveri ka krijuar shtresëzime. Në një moment të caktuar kur opozita është drejt rikonstruktimit, problemet do të jenë më evidente.
“, u shpreh Çipa.