Alban Skënderaj paralajmëron këngën e re, publikon një pjesë të shkurtër nga klipi romantik me Mi…

0
Alban Skënderaj paralajmëron këngën e re, publikon një pjesë të shkurtër nga klipi romantik me Mi…
Gjigandi

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Këngëtari nga Shqipëria ka zbuluar se është në përgatitje të një këngë të re e që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Albani ka postuar një pjesë të shkurtër nga klipi në të cilën shfaqet edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

RonaTyra

Çifti i njohur që po ashtu gëzojnë suksese të shumta në muzikës shihen në disa skena romantike dhe të ëmbël me njëri-tjetrin.

“Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike, dalëngadalë, së shpejti”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e postimit.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Albani solli një tjetër këngë të re me titullin “Isabel” që po pritet mirë nga publiku.

Ndryshe, kujtojmë që Albani dhe Miriam janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu