Sergio Aguerro duket se ka pësuar një lëndim të rëndë dhe mund të mungoj gjatë.
Ai u zëvendësua dje në fund të pjesës së parë dhe u pa që kishte dhimbje në fitoren 5-0 ndaj Burnley.
Fillimisht këtë lëndim e njoftoi trajneri Pep Guardiola por sot e ka konfirmuar edhe babai i Aguerros.
“Situata nuk duket e mirë. Ai kishte probleme në gju qysh muajin e kaluar. Tani po ndjen dhimbje, por vetëm pas testeve mjekësore do të jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë ka. Gjendja nuk duket e mirë për ta vazhduar sezonin”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.
“Unë fola me Kun, ai më shpjegoi se ka një problem të meniskut. Rezonanca do të sqarojë masën e dëmtimit, por besoj se të enjten ose të premten ai do të operohet në Barcelonë, ku ka qenë tashmë një herë”, ka thënë babai i Aguerros, Leonel del Castillo.