Një kallëzim penal nga ana e një 55-vjeçare në Korçë ndaj Dionis Myrtollarit se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht djalin autik të së moshuarës ka nxitur reagime.
Këtë të premte familjarë të Dionis Myrtollarit dhe bashkëfshatarë të tij kanë protestuar para Komisariatit të Policisë së Korçës pasi kërkojnë drejtësi karshi akuzave.
Lidhur me akuzat, Myrtokollari shprehet se ngjarja i ka shkatërruar familjen.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se gjendja psikologjike e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar.
“Dua të zgjidhet e drejta, jam i pafajshëm. Më ka hyrë atje dhe më ka shkatërruar fëmijët. Pyesni tërë fshatin. Më kanë diskretituar në media. Jam i pafajshëm”, tha i akuzuari.