Akuzat për tokën në bregdet/ Deputetët e PD-së kërkojnë heqjen e imunitetit të ministres Xhaçka, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

0
Gjigandi

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet këtë të premte në orën 10:30.

Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Mësohet se ka qenë opozita ajo e cila ka kërkuar këtë konferencë, pas akuzave që kanë bërë se bashkëshorti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës ka përfituar si investitor strategjik tokë në bregdet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu