Aktorja që pretendon se u përdhunua nga Marilyn Manson do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit q…

0
Aktorja që pretendon se u përdhunua nga Marilyn Manson do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit q…
Gjigandi

Evan Rachel Wood, e cila pretendon se e ka përdhunuar Marilyn Manson gjatë xhirimit të një videoklipi, në muajin e ardhshëm do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit “Phoenix Rising”, në të cilin flet në mënyrë të detajuar për keqtrajtimin seksual.

Aktorja e ka mbrojtur me sukses futjen e ‘Aktit Phoenix’, një ligj që zgjat statutin e kufizimeve për rastet e dhunës në familje në Kaliforni.

“U bëra një aktiviste, sepse doja të ngrihesha në mbrojtje të viktimave të përdhunimit dhe dhunës në familje. Jo vetëm që njerëzit dëgjuan dëshmitë tona, por ata e kuptuan se ne duhej të ndryshonim ligjin sa më shpejt të ishte e mundur”, ka treguar Wood.

Kujtojmë që pjesa e parë e dokumentarit “Phoenix Rising: Don’t Fall” u shfaq në janar në Festivalin e Filmit Sundance dhe më pas, ajo tha për herë të parë se Manson e kishte përdhunuar gjatë xhirimit të një videoje muzikore për këngën “Heart-Shaped Glasses”. Muzikanti e ka mohuar këtë.

RonaTyra

Pjesa e dytë e dokumentarit “Phoenix Rising” do të publikohet më 15 mars në shërbimin e transmetimit HBO Max, ndërsa Wood do të zbulojë më shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me Manson.

Evan Rachel Wood dhe Marilyn Manson në klipin e “Heart-Shaped Glasses” (Foto: Screenshot/YouTube/Vevo)

“Duhet të sigurohem që kjo të mos i ndodhë askujt. Kuptova se kjo është hera e parë në jetën time që njerëzit nuk dyshojnë në atë që po them. Ndjej se ata më besojnë”, ka shtuar aktorja. /

abc24.al

/

Evan Rachel Wood në klipin e “Heart-Shaped Glasses” (Foto: Screenshot/YouTube/Vevo)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu