Totti hedh poshtë zërat për ndarjen nga Ilary: Jam i lodhur nga thashethemet

0
Totti hedh poshtë zërat për ndarjen nga Ilary: Jam i lodhur nga thashethemet
Gjigandi

Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij Ilary Blasi, kanë hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, kinse ata po ndahen.

Thashethemet në rritje gjatë 48 orëve të fundit, aludonin se ish-sulmuesi i Italisë dhe gruaja e tij po ndaheshin pas mbi 20 vitesh së bashku dhe 17 vjet martese, shkruan

Football Italia

.

Ilary ishte një figurë vendimtare në jetën profesionale të ish-kapitenit të Romës, i cili i kushtoi disa nga festimet e golave të tij Ilaryt, një prej modeleve dhe personazheve televizive më të njohura në Itali.

RonaTyra

Francesco Totti dhe Ilary Blasi (Foto: Getty Images)

Një herë, ajo madje kritikoi publikisht ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti, duke e quajtur atë një “burrë të vogël”, disa muaj para pensionimit të Tottit nga futbolli.

Sipas disa raportimeve të fundit nga tabloidet italiane, Totti dhe Ilary madje jetonin në shtëpi të ndryshme ndërsa ajo nuk mori pjesë në ditëlindjen e tij shtatorin e kaluar.

Megjithatë, Ilary ndau një me fansat e saj në Instagram një fotografi, përmessë cilës tregoi se ishte duke darkuar me Tottin në një restorant në Romë, ndërsa ish-kapiteni i Romës mohoi thashethemet me një video tjetër ku dukej goxha i mërzitur.

Foto: Ilary Blasi/InstaStory

“Kam lexuar shumë gjëra për familjen time dhe mua gjatë orëve të fundit”, tha Totti.

#torrieilary #Totti #ilaryblasi non aspettavo altro che questa smentita, dove sono i giornalisti che hanno scritto cavolate (as always✨)? pic.twitter.com/PDgIdu1zft

– Fra 💟 (@30novembre2014) February 22, 2022

“Nuk është hera e parë që e dëgjoj këtë lajm të rremë, por kushtojini vëmendje sepse fëmijët janë të përfshirë dhe duhen respektuar. Sinqerisht, jam i lodhur të vazhdoj t’i mohoj këto thashetheme”, tha ai.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu