Elgit Doda flet pasi u tha se u bë i famshëm nga BB VIP: Kur unë kam pasur klikime, ju në kokë nu…

0
Elgit Doda flet pasi u tha se u bë i famshëm nga BB VIP: Kur unë kam pasur klikime, ju në kokë nu…
Gjigandi

Klea Huta ditën e djeshme (e mërkurë) u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë në Instagram përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Në mesin e tyre ishte edhe një për bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur, Elgit Doda.

U tha se Elgiti u bë i famshëm nga Big Brother VIP dhe për këtë krahas Kleas, një reagim u bë edhe nga artisti.

Elgit Doda (Foto: Instagram)

RonaTyra

Krijuesi i hitit “Toxic Love” ka shpërndarë këngët që ka publikuar ndër vitesh e bashkë me to edhe klikimet.

“Për të gjithë skeptikët. Llogaritë bëjini vetë. Kur unë kam pasur klikime ju në kokë nuk keni pasur qime, thotë një shok i imi”, tha ai.

Elgit Doda (Foto: Instagram)

“Mos të vazhdohj me produksionet që kam bërë se do ju humbi numërimi i milionave”, thotë më tej artisti.

Kjo është aluduar pasi Doda ka qenë i përfshirë disa herë në BBV për shkak të befasive që ia bëri banorëve, veçanërisht mikut të tij, aktorit Donald Veshaj.

I njëjti së bashku me Romeon ia dedikoi një këngë banores së Big Brother, Monika Lubonjës, të quajtur “Piloti”.

/abc24.al/

Elgit Doda (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu