Aktorja e serialit të njohur amerikan “Glee” Naya Rivera besohet se ka vdekur e mbytur në liqen, ndërsa djali i saj 4-vjeçar Josey është gjetur në gjumë në barkën e tyre të marrë me qera.
Autoritetet gjetën mbrëmë të voglin në liqenin Piru, në jug të Kalifornisë, ndërsa burimet e mediave thanë se kishin parë nënë e tij “të kërcente në ujë e të mos kthehej më”.
Policia e Ventura nisi kërkimet për viktimën e supozuar të mbytjes: “Personi i humbur në liqenin Puru është identifikuar si 33 vjeçarja Naya Rivera, nga Los Angeles. Operacionet e kërkimit kanë nisur.”
Zhytësit nuk arritën të gjenin aktoren deri në muzgun e mbrëmshëm dhe kërkimet vijuan sot.
Jeleku i shpëtimit të Naya ishte gjetur në barkën ku i biri Josey ishte duke fjetur.
Liqeni Piru është një nga dy të tillë në Ventura dhe ka një totale prej 42 milje brigje.
Por gjatë viteve ka pasur raportime të vazhdueshme për humbje jete nga mbytja dhe zona piktoreske tashmë konsiderohet po aq e rrezikshme sa bregdeti i oqeanit.
Liqeni ka rryma mjaft të ftohta uji që shpeshherë kanë sjellë probleme për njerëzit duke lënë pa energji edhe notuesit më të fuqishëm.
Burimi: top-channel.tv