Rita Moreno dukej magjepsëse teksa mori pjesë në ceremoninë e 33-të të ‘Annual Producers Guild Awards’ në Hotelin Fairmont Century Plaza në Los Angeles të shtunën.
Aktorja e “West Side Story”, 90 vjeçe, dukej e bujshme teksa fitoi çmimin ‘Stanley Kramer’ për punën e saj në drejtësinë sociale, shkruan
DailyMail
.
Ajo veshi një fustan të zi të gjatë deri në dysheme me një pelerinë rozë të kuqe, pelerinë me mëngë të fryra dhe doreza të zeza prej kadifeje me gjatësi deri në bërryl.
Aktorja u shfaq me flokë të mbështjella në formën e një topuzi, gjersa kishte zgjedhur një makijazh ngjyrë rozë për fytyrën.
Rita e kombinoi veshjen e saj me këpucë të zeza dhe vathë verbues ngjyrë rozë dhe vjollcë.
Ylli ishte në humor të mirë ndërsa mori pjesë në eventin e mbushur me yje të Holywoodit – duke u ngjitur në skenë për të marrë çmimin e saj nga kandidatja për “Oscar”, Jessica Chastain.
Rita tregoi se ende di të bëjë një hyrje, ndërsa tundi shpatullat e saj dhe u ngjit në podium – përpara se të buzëqeshte me Jessicën.
Gjatë fjalimit të saj, Rita foli për përvojën e saj shumëvjeçare në Hollywood dhe gjeti rastin të fliste për luftën e saj për drejtësi sociale.
Duke thënë: “Po të mos ishin ata hapa, ai zjarr brenda meje si e re, nuk do të isha këtu sonte duke marrë këtë nder të mrekullueshëm”.
Aktorja amerikane e lindur në Portorikan fitoi çmimin special i cili jepet me emrin Stanley Kramer – i cili ishte “një profet i tillë që kurrë nuk iu shmang çështjeve të drejtësisë sociale dhe barazisë në punën e tij”.
Më tej duke thënë se për shkak të kësaj, ishte kaq kuptimplote dhe kënaqësi të merrje një njohje të tillë dhe të shoqërohesha me trashëgiminë e Kramer.
Rita nuk u përmbajt gjatë fjalimit, duke mbrojtur aktorët që flasin për pikëpamjet e tyre politike, duke thënë: “Në fund të fundit, kush janë këta aktorë, këta tipa të Hollywoodit mendojnë se janë? Qytetarët në demokraci? Epo, në dreq ata! Liria e fjalës na përket të gjithëve neve, aktorëve”.
Rita e përfundoi fjalimin e saj me premtimin se do të jetë më simpatike herën tjetër.
Rita iu bashkua regjisorit të saj të “West Side Story”, Steven Spielberg në tapetin e kuq, përkrah yjeve si: Kat Kramer dhe Karen Sharpe.
Ngjarja vjetore e çmimeve, ‘Annual Producers Guild Awards’ bashkon ‘prodhuesit e njohur, udhëheqësit e industrisë dhe ekipet e tyre prodhuese’ për të festuar artin dhe zanatin e prodhimit të filmit.
Në event u dhanë një sërë çmimesh të tjera speciale për arritje, duke përfshirë: Çmimin Milestone për George Lucas dhe Kathleen Kennedy dhe Çmimin për Arritjen e David O. Selznick në Filmat Teatrale për Mary Parent.
/abc24.al/