Aksidentoi me makinë dy të miturit, arrestohet 46-vjeçari në Tepelenë

0
Gjigandi

Një 46-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi përplasi me automjet dy fëmijë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë. Shtetasi me iniciale A.B., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sakaq, dy fëmijët e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në Tepelenë.

RonaTyra

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu